KëshillaUshqime

6 ushqime që zgjojnë epshin mes çiftit

Fjala “epsh” vjen nga perëndesha greke e dashurisë, Afërdita, që nxit magjinë e ndjenjës së zjarrtë dhe seksit tek çiftet e reja.

Legjendat tregojnë se Montezuma II, sundimtar i njohur astek, gjatë pushtimit spanjoll të Meksikës, pinte 50 gota çokollatë në ditë për të përmbushur të gjitha dëshirat e haremit të tij. Dhe nëse mendoni se në zgjedhjet tuaja bëhet fjalë vetëm për një person të vetëm, nuk ka pikë dyshimi që duke përdorur recetat me ushqime afrodiziakë do t’ia arrini qëllimit. Por sa të vërteta ka lidhur me to?

Kanella

Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.

Artikull me interes :   Mentja, të mirat që ajo mund t’i japë organizmit tuaj

Dafina

Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.

Hudhra

Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si i vetmi afrodiziak që në kohë të lashta. Sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore.

Artikull me interes :   Fëmijë me syze? Jepuni lëng spinaqi.

Orizi

Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret. Disa kanë mendimin se është e pamundur që të eksitosh ndonjë njeri me një pjatë oriz, por prova më e mirë për fertilitetin që ka orizi është fakti i mbipopullsisë që ka Kina.

Fasulet

Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga kolegji i murgeshave te San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.

Domatja

Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si “molla peruane” dhe “molla e dashurisë”. Mishi i saj i ngjeshur, i kuq dhe seksual, mori shpejt shume famë, sepse besohej shumë në fuqinë e saj stimuluese.

Artikull me interes :   Si të bëni aromatizues natyral për shtëpinë

Burimi: Gazeta-Shqip.com