Shëndet

A ka vërtetë përfitim shëndetësor nga llambat me kripë Himalaje?

Llambat me kripë Himalaje duket se janë kudo. Me siguri keni parë nuancën e një drite rozë të ndezur në tavolinën e një kolegu. Ose ndoshta e keni hasur llambën në llogari e ndonjë dizajneri në Instagram.

Këto lloj llambash janë të njohura për ambientin e tyre qetësues dhe shumë njerëzve u pëlqen pamja dhe ndjesia e tyre. Por përtej estetikës së tyre tërheqëse, disa pretendojnë se llambat ofrojnë disa përfitime shëndetësore, si përshembull cilësi më e mirë e ajrit në shtëpi, frymëmarrje më të shëndetshme, përmirësim i humorit, apo gjumë më të mirë.

Pra, a mund të ketë kjo llambë ndikim për shëndetin dhe mirëqenien? Dr. Neha Vyas nga Cleveland Clinic shpjegon të vërtetën pas këtij trendi të shëndetit të shndërruar në element dekorimi të shtëpisë.

Çfarë është llamba me kripë Himalaje dhe si funksionon ajo?

Llambat janë krijuar nga kripa rozë nga vargmalet e Himalajeve (edhe pse shumë llamba të rreme shiten në internet ose në dyqane). Ato ndriçohen nga pjesa e brendshme me një llambë normale që u jep shkëlqimin rozë, ngjyrë qelibari.

Artikull me interes :   Zemër e shëndetshme me ushqime shumëngjyrëshe

Prodhuesit e llambave pretendojnë se kripa rozë lëshon jone negative për të ndihmuar në pastrimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit rreth jush. Përveç teorisë së ajrit më të pastër, shumë besojnë se jonet mund të rrisin nivelin tuaj të energjisë, të përmirësojnë gjumin dhe disponimin tuaj dhe madje të zvogëlojnë simptomat e alergjisë.

A kanë të mira llambat me kripë Himalaje?  

Fatkeqësisht, kjo llambë “magjike” nuk do t’ju japë shëndet apo mirëqenie më të mirë, pavarëshisht nëse janë llamba autentike apo të rremë.

“Nuk ka shumë prova për të mbështetur idenë se llambat me kripë Himalaje ofrojnë ndonjë nga përfitimet e supozuara shëndetësore,” thotë Dr. Vyas.

Artikull me interes :   Rreziqet e nitritit të Natriumit te mishi i përpunuar, që nuk duhet ti injoroni

Një studim sugjeroi se jonet negative mund të ulin depresionin tek disa njerëz. Por, këto llamba nuk prodhojnë mjaftueshëm jone negative për të bërë një ndryshim.

Jonet negative, në sasi mjaft të mëdha, janë treguar gjithashtu se vrasin marimangat e pluhurit në ajër. Por përsëri, këto llamba nuk prodhojnë mjaftueshëm jone aq sa për të pasur ndonjë përfitim real. Gjithashtu nuk ka asnjë provë për të mbështetur idenë se llambat mund të thithin toksina nga ajri përreth jush.

Njerëz të tjerë argumentojnë se drita e ngrohtë dhe e ndezur ofron një atmosferë relaksuese dhe qetësuese, e cila nga ana tjetër promovon qetësinë dhe përmirëson shëndetin mendor. Sidoqoftë, kjo teori funksionon për abazhurët pa kripë. 

Nëse vërtetë kërkoni të përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj, mund të provoni një pajisje filtruese për pastrimin e ajrit, të cila janë vërtetuar se largojnë grimcat e pluhurit, alergjenët, tymi dhe myku.

Artikull me interes :   Jo vetëm çokollata, por edhe këto ushqime na sjellin humor të mirë

Konkluzioni

Nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet se ato përmirësojnë cilësinë e ajrit, frymëmarrjen, humorin dhe gjumin. Nëse e keni ndarë mendjen se vërtet kanë përfitime shëndetësore, mund të blini një llambë kripe për çdo dhomë të shtëpisë tuaj. Nuk ka asnjë dëm nëse ju pëlqen prania e këtyre llambave, pamja apo bukuria. Por përsa i përket efekteve magjike, nuk kanë asgjë të provuar.

/ Bioutiful.al