KurioziteteTeknologji

Teknologjia në ndihmë të amvisave, punët e shtëpisë do ti bëjnë robotët

Një kompani e fokusuar te pajisjet elektroshtëpiake po punon për ndërtimin e robotëve të ndryshëm që do të bëjnë punët e shtëpisë.

Dyson, kompani me seli në Singapor, ka publikuar një video ku shihen inxhinierët duke punuar me robotët teksa vendosin ushqime në tavolinë, heqin pjatat nga lavastovilja, që pastrojnë divane, etj.

Sipas inxhinierëve të Dyson, një robot që mund të bëjë shumë veprime ndihmëse në shtëpi, mund të dalë në shitje pas një ose dy vitesh. Pra jo dhe aq larg.

Shumë kompani po shfrytëzojnë robotikën dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale për tu ardhur në ndihmë amvisave. Dhe e ardhmja do të jetë ndryshe.

Artikull me interes :   Hapet fabrika e parë e mishit artificial

Burimi: Dyson / YouTube