Kuriozitete

Pronari i picerisë dënon kuzhinierët që djegin picat, të bëjnë 5 xhiro rreth lokalit me “damkë” mbi shpinë

Një piceri në Idaho ka tërhequr shumë vëmendje, për mënyrën e pazakontë, me të cilën pronari “ndëshkon punëtorët që djegin picat.

Piceria që ndodhet në qytetin e Boise, ka postuar disa fotografi në faqen e saj në Facebook që tregon picajolët, të veshur me një këmishë të madhe portokalli me shkrimin “Kam djegur një pizza”, dhe më pas ata duhet të bëjnë pesë xhiro rreth zonës ku ndodhet lokali.

“Eshtë një mënyrë për të na kujtuar, të gjithëve ne, që të mos djegim pica” thotë pronari Lloyd Parrott, i cili pranoi se mënyra e gatimit e përdorur nga piceria e tij është pak më e komplikuar sesa ajo që bëjnë shumë vende të tjera amerikane: ” Ne përgatisim gjithçka me dorë këtu, është më e vështirë, ne kemi një furrë 600 gradë e cila nëse nuk i kushton vëmendje, i djeg picat, ”tha ai.

Artikull me interes :   Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave

Megjithatë, pronari sqaroi se ndëshkimi ka si qëllim argëtimin por lajmi për metodën e vecantë të “ndëshkimit” u përhap kudo dhe u kthye në një reklamë interesante për picerinë.