Kuriozitete

Në Korenë e Veriut nuk ka më ushqim, regjimi reklamon mishin e… mjellmave

Koreja e Veriut po përjeton një nga krizat ushqimore më të rënda të historisë së saj, por propaganda e partisë komuniste dhe liderit të saj Kim Jong Un nuk lejon  që “dobësi”  të tilla të sistemit të dalin në pah.

Situata po bëhet gjithmonë e më e vështirë, dhe tashmë edhe popullsia ka filluar të kuptojë që për disa vjet ata duhet të kalojnë momente tejet të vështira.  Lideri komunist ka paralajmëruar pak ditë më parë që populli duhet të parashikojë një periudhë ku duhet të hanë më pak, të paktën deri në hapjen e kufijve me Kinën.

Por diçka e tillë, për arsye të mistershme dhe që nuk mund të lidhen vetëm me situatën pandemike, sipas autoriteteve nuk parashikohet para vitit 2025.

Artikull me interes :   Arrestohet picajoli italian që prodhonte pizza me “kripë” speciale, dmth kokaine

Atëherë, liderët e Penian po mendojnë për zgjidhe të brendshme, dhe po e shikojnë tek një shpend që deri më tani njihet më shumë për hijeshinë e tij në parqet e kryeqytetit aziatik.

 Bëhet fjalë për mjellmën, madje variantin e zi të mjellmës.  Rritja masive e këtij shpendi është studiuar në sekret nga viti 2019, dhe tashmë është ndërtuar të paktën një strukturë gjigante që do të sigurojë rritjen e tyre.  

Prej ditësh në mediat shtetërore, të vetmet të lejuara, po lavdërohen cilësitë e kë tij mishi, që sipas autoriteteve koreanoveriore është i jashtëzakonshëm.

Burimi: A2