Kuriozitete

Zbulohet patatja më e madhe në botë që peshon 7.8 kilogram

Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. Pasi prenë një copë për të verifikuar çfarë kishin gjetur, kuptuan se ishte një patate gjigande.

Pas peshimit patatja rezultoi 7,8 kg, të cilën e postuan në rrjetet sociale. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Rekorded Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti neozelandez është i lumtur me pataten e vet, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes. “E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin.

Artikull me interes :   Ky është shotsi më i pikant në botë - Rum dhe Speca djegës

Burimi: A2