Shëndet

Insulina, përse i nevojitet organizmit?

Insulina është një hormon i prodhuar natyrshëm nga pankreasi, qëllimi i të cilit është të ulë sheqerin në gjak, shkruan melarossa.it.

Funksioni i saj është të lërë sheqerin në gjak brenda organeve të ndryshme si truri, mëlçia dhe veshkat dhe për t’i ushqyer ato.

Në fakt, ky hormon ndihmon në ruajtjen e sheqernave që nuk përdoren në mëlçi, muskuj dhe indin dhjamor, në mënyrë që ato të mbeten gati për të siguruar energji kur nivelet e glukozës janë shumë të ulëta.

Ky hormon lejon qelizat e muskujve, mëlçisë dhe indit dhjamor të thithin glukozën dhe ta përdorin atë si burim energjie.

Pa të, mbijetesa nuk është e mundur.

Artikull me interes :   Pse vitamina D është kaq e rëndësishme?!

Vdekjet e lidhura me diabetin ishin të zakonshme derisa insulina u zbulua në fillim të viteve 1900 nga Frederick Banting dhe Charles Best.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare