Fitness

Sporti që ju aktivizon gjithë muskujt e trupit

Pothuajse të gjithë dinë të notojnë, pasi është diçka që zakonisht e mësoni si fëmijë.

Ka nga ata që më pas vendosin të regjistrohen për mësimet e notit në pishinë, për të përmirësuar stilin, teknikën dhe performancën e tyre në pishinë, shkruan pazienti.it.

Por, çfarë dimë vërtet për notin?

Noti është ai aktivitet motorik që lejon trupin të notojë dhe të lëvizë në ujë. Është një sport që përfshin të gjithë muskujt e trupit dhe, përveçse një sport olimpik, është një aktivitet rekreativ shumë i përhapur, që shpërndan lëvizjen në të gjithë trupin.

Noti promovon shëndetin dhe mirëqenien fizike dhe psikologjike.

Zakonisht, duke e praktikuar atë, fitohet një rritje e masës muskulore dhe rrjedhimisht një ulje e masës dhjamore duke zhvilluar strukturën kockore dhe zgjerimin e kafazit të kraharorit.

Artikull me interes :   Sekreti i rinisë së përjetshme, dieta me 6 vakte e Cristiano Ronaldos

Pse është noti i dobishëm për rehabilitim?

Ka disa arsye pse noti konsiderohet një sport i përshtatshëm për rehabilitim.

Ulja e gravitetit i bën të gjitha lëvizjet më të natyrshme dhe nyjet nuk ndikohen nga përpjekjet e bëra, duke lejuar ekzekutimin e disa lëvizjeve që, jashtë ujit, nuk do të ishin të mundshme të kryheshin.

Përveç kësaj, rezistenca e mundësuar nga uji është homogjene: falë kësaj veçorie, tensioni i muskujve është uniform gjatë lëvizjeve. Duhet mbajtur mend se, për të kryer ushtrime rehabilitimi në ujë, nuk është e nevojshme të jesh një notar ekspert.

Në rast të simptomave që prekin shpinën, noti dhe të gjitha sportet ujore mund të jenë një ndihmë e vlefshme.

Artikull me interes :   Ecni shpejt apo ngadalë, zbuloni se çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

Noti është një sport harmonik që mund të ndihmojë, së bashku me seancat specifike të riedukimit postural, për të simetizuar punën muskulare.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare