Shëndet

Jo vetëm çokollata, por edhe këto ushqime na sjellin humor të mirë

Kur flasim për ushqime që na sjellin humor të mirë mendja na shkon te çokollata po nuk është vetëm ajo një nga ushqimet që na sjellin humor të mirë. Janë ushqime që me elementët përbërës që përmbajnë energjinë që i nevojitet trupit dhe shëndetit tonë.

I ftohti, pak orë më pak dritë dhe më pak të ndritshme dhe në muajin janar që me datën 15 është dita me e keqe dhe më e ndjeshme e vitit dhe njihet ndryshe dhe si fenomeni ”E hëna Blu ”(Blue Monday) janë këto arsye që e bëjnë janarin të mërzitshëm.
Për ta marr veten nga kjo mërzi na vjen në ndihmë ushqimi që është një antidepresiv natyral dhe burim i mirë i humorit ,për shkak të aftësisë së tij për të nxitur prodhimin e endorfinës dhe ndihmon organizmin për të patur një ndjesi të mirë e të shëndetshme.

Artikull me interes :   Ju dridhet qerpiku i syrit? Ja përse ju ndodh

Ja disa nga ushqimet që na ndihmojnë të kemi humor të mirë:

Karbohidratet

Karbohidratet na bëjnë të lumtur. Ato janë miq të mirë të serantonimës hormonit të lumturisë. Kështu që duhet të konsumohen pa kaluar masën sepse nëse i konsumojmë pa kriter do shtojmë shumë në peshë. Bëjni recetat me bazë karbohidratet sa më të shëndetshme dhe për të sjellur lumturi .

Vanilja

Disa shije dhe aroma mund të stimulojnë prodhimin e endorfinës, vanilja është shembulli numër një për të na ngritur humorin dhe na mban larg mërzisë dhe stresit.

Speci djegsë

Përveçse një antibiotikë natyral për organizmin, speci djegës gjithashtu ka elementët bazë për prodhimin e endorfinës. Duhet ta konsumoni për të qënë në humor të mirë dhe mos hiqni dorë vetëm se keni ndjesin e djegjes se përfitimet janë të shumta për shëndetin tonë.

Artikull me interes :   Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje

Tërshëra

Eshtë një nga drithërat me elemente të pasura minerale për organizmin tonë dhe me aminoacide që ndihmojnë për të përthithur serontonimën hormonin e lumturisë. Tërshëra nuk duhet të mungojë sidomos në vaktet e mëngjesit për të patur një ditë të lumtur para dhe plot energji.

Çokollata

Pa diskutim është e para e përbërë nga elementë që na ndimojnë për të menduar pozitivisht në humorin tonë dhe është një ”aleate” e rëndësishme e lumturisë tonë. E ëmbël për një jetë të ëmbël dhe me buzëqeshje!

Peshqit me ngjyrë bojëqielli

Janë të pasur me Omega 3 që përmirësojnë humorin. S’duhet tju mungojnë në dietën tuaj sardelet, sepjet e çdo prodhim deti me nuancën bojëqielli për një humor të mirë në tavolinën tuaj.

Artikull me interes :   Ky është fruti i verës që duhet të konsumoni për një lëkurë të shëndetshme

Burimi: Grazia.it
Përkthimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare