Shëndet

Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje

Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë.

Por nga studimet e fundit rezulton se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë. Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje:

  • Diabeti i tipit 2
  • Obeziteti
  • Sëmundjet e zemrës
  • Depresioni
  • Dhimbjet e kokës
Artikull me interes :   Smartphone-ët favorizojnë miopinë te fëmijët

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pamundur apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim. Është e këshillueshme që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare