ShëndetUshqime

Mentja, të mirat që ajo mund t’i japë organizmit tuaj

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit mentha dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

Për më tepër ju themi se menta është:

Pastruese

Shumë e dobishme në rastet e erës së keqe të gojës: duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.

Artikull me interes :   Ngrënia e kikirikëve heq rrezikun e alergjive te fëmijët

Ka veprim aromatik

Menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.

Veprim “çlirues”

Është e pakontestueshme që menta dhe esenca e vajit të saj ka një veprim “çlirues”, që do të thotë se qetëson muskulin unazor esophageal, duke reduktuar volumin e gazrave në zorrë.

Është kozmetike

Në kozmetikë, menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin. Duke e aplikuar në lëkurë, krijon një lloj ndjesie freskie dhe anastezie lokale.

Artikull me interes :   8 ushqimet që mbretëresha Elizabeta nuk i ha kurrë

Veprim lëngëzues dhe balsamik

Menta ka një veprim freskues, çlirues për hundët, lëngëzon sekrecionet e aparatit respirator etj. Në mjekësinë kineze përdoret kundër ftohjes, temperaturës dhe kollës.

Veprim “shpërbërës”

Disa studime kanë treguar një aftësi të mundshme të mentës për të shpërbërë gurët në tëmth, por për momentin studimet janë ende të pakta për të demonstruar më saktë këtë veprim të mundshëm të saj në organizëm.

Antiseptik

Menta ka shumë veti të mira antiseptike, antiparazitare dhe germicide, duke vepruar gjithnjë në mënyrë të veçantë në nivel gastrointestinal. Ky veprim i saj antiseptik dhe antigripal, duket se vjen nga përmbajtja e polifenolit në të.

Artikull me interes :   Ujë i ngrohtë apo i ftohtë? Përfitimet dhe dëmet

Analgjezik

Studime të ndryshme të bëra si nga studiuesit gjermanë, ashtu edhe ata iranianë, kanë zbuluar se ekstrakti i mentës është një ilaç i rëndësishëm kundër dhembjes së kokës dhe migrenës. Mos ngurroni ta provoni.

Burimi: Gazeta-Shqip.com