Këshilla

Si të pastroni veshkat duke përdorur këtë pije të pregatitur në kushtet e shtëpisë

Veshkat performojnë funksione të ndryshme vitale në trup, dhe pjesa më e rëndësishme është që filtron gjakun nga toksinat dhe eliminon mbetjet nëpërmjet urinës.

Por janë disa zakone jo të shëndetshme që mund të çojnë në akumulimin e toksinave në trup, që vendos një peshë të vështirë mbi veshka. Hidratimi i duhur dhe detoksi i mëlçisë janë esenciale për të mbajtur në nivele optimale funksionin e këtyre organeve jetësore. Dhe janë një sërë barnash si majdanozi që mund të parandalojë sëmundjen e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe akumulimin e toksinave në trupin tuaj.

Si mund të ndihmojë majdanozi veshkat tuaja?

Majdanozi është i mbushur me vitamina K, A, C dhe minerale esenciale si hekuri, të gjitha këto ku varet funksioni i veshka.

Artikull me interes :   Probleme me zorrën e trashë apo gurët në tëmth? Atëherë ju sugjerojmë të konsumoni kajsi

Përvec kësaj, majdanozi ka një sërë vetish mjekësore që sjell përmirësimin e shëndetit:

-Anti-mikrobe
-Anti-anemik
-Menorrhagik
-Anti-koagulant
-Antihiperlipidemik (ul yndyrën në gjak)
-Antihepatotoksik (parandalon toksicitetin e mëlçisë)
-Antihipertensiv (redukton hipertensionin)
-Diuretik
-Hypoglycaemic
-Hypouricemic
-Anti-oksidativ
-Estrogjenik (rregullon menstruacionet)

Majdanozi është tepër efektiv për të trajtuar gurët në veshka. Rrit prodhimin e urinës dhe mund të nxjerrë jashtë gurët e veshkave. Kjo recetë parandalon përthithjen e kripës dhe formimin e gurëve në veshka. E fundit por jo më pak e rëndësishmja lufton ankthin dhe qetëson nervat.

Si të përgatisim një pije të bërë në kushte shtëpie për të pastruar veshkat

Për këtë recetë e mira është të përdorni përbërës të freskët ose një tufë me majdanoz të tharë.

Artikull me interes :   Si e kuptojmë që kemi marrë sasi ushqimore më shumë nga sa mund të konsumojmë?

Përbërësit :

-1 grusht me gjethe majdanozi të freskëta
-8 kupa me ujë të filtruar
-2 lugë gjelle mjaltë organik
-½ lëng limoni të shtrydhur

Udhëzimet:

– Filloni duke larë majdanozin dhe priteni në copa të mëdha.
-Ziejeni ujin në nxehtësi mesatare.
-Kur të zihet, shtoni majdanozin dhe reduktoni nxehtësinë.
-Lëjeni për 10 minuta.
-Hiqeni dhe lëjeni të qetësohet.
-Shtoni limon dhe mjaltë për shije.
-Pini 1-2 kupa në ditë

Nëse bëni sasi të madhe, vendoseni në frigorifer dhe pijeni për një javë.

Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

Dhe nëse vuani nga sëmundja e veshkave, konsultohuni me doktorin përpara se ta përdorni.

Artikull me interes :   OBSH: Të mbrojmë fëmijët nga reklamat e ushqimeve të thata

Burimi: Phd. Anila Kalleshi / Dietologe klinike

Anila Kalleshi

Anila Kalleshi është nutricioniste e njohur për këshillat e saj për dietat, e vlerësuar me shumë cmime ndërkombëtare. Ka themeluar dhe administron qendrën e dobësimit "Anila Kalleshi Center"