Këshilla

11 ushqime që ndihmojnë të luftoni mungesën e hekurit për gratë shtatzëna

Shumë gra vuajnë nga anemia gjatë periudhës së shtatzanisë për shumë arsye. Por mund ta luftoni këtë gjendje me një ndryshim të vogël në dietën tuaj. Poshtë do të gjeni 11 ushqime që do t’ju ndihmojnë gjatë kësaj periudhe:

1.Mollët

Mollët janë të njohura për të përmirësuar nivelin e hekurit në gjak. Molla përmban vitaminë C që ndihmon trupin të përthithë hekurin në një mënyrë më të mirë. Të hash një mollë në ditë ndihmon të luftoni problemin e mungesës së hekurit. Gjithashtu përmbajnë kalium.

2. Pjeshkët

Pjeshkët janë konsideruar si një burim i shkëlqyer hekuri. Pjeshkët e thara përmbajnë një sasi të konsiderueshme hekuri. Mund ti konsumoni në mëngjes ose si vakt të ndërmjetëm.

Artikull me interes :   Momenti kur i konsumoni frutat është i rëndësishëm për shëndetin

3.Mjalti

Mjalti është i mirë për shëndetin në tërësi. Ka një përmbajtje të lartë hekuri. Gjithashtu dhe minerale si magnezi për të rritur nivelin e hemoglobinës në gjak.

4. Ushqime deti

Peshku është një burim i mrekullueshëm për të luftuar mungesën e hekurit gjatë shtatzanisë. Tuna dhe salmoni janë burime të pasura hekuri.

5. Arrat

Arrat sigurojnë një burim të mrekullueshëm hekuri. Ato ndihmojnë të rrisin nivelin e hekurit në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Këtu përmendim pistakët, kikirikët, bajamet e pjekura etj.

6. Soja

Fasulet e sojës janë të njohura për sasi të larta hekuri dhe vitaminash. Gjithashtu nuk ka kalori dhe janë të mbushura me proteina.

Artikull me interes :   A e dini se gargara me vaj kokosi është mënyra më e mirë për të larguar bakteret nga goja?

7. Shega

Shega ka sasi të larta hekuri dhe vitamine C. Ndihmon në përmirësimin e rrjedhës së gjakut. Po ashtu trajton dhe simptomat e anemisë gjatë shtatzanisë.

8. Vezët

Vezët janë të pasura me proteina dhe anti-oksidantë. Këto nutrientë ndihmojnë që trupi të marrë vitaminat e nevojshme gjatë anemisë. Një vezë e madhe besohet se përmban 1 mg hekur.

9. Panxhar

Panxhari, sidomos pjesa jeshile lufton në mënyrë efektive mungesën e hekurit. Kjo perime është e pasur me hekur por dhe me minerale të tjera. Gjithashtu riparon dhe aktivizon rruazat e kuqe të gjakut. Mund ta përdorni në sallatë apo gjellëra të ndryshme. Por nuk përjashtohet dhe mundësia për ta konsumuar si lëng.

Artikull me interes :   Dhimbje gjymtyrësh ?! Shmangni këto ushqime…

10. Domatet

Domatet janë të paketuara me vitaminë C dhe Lycopene. Vitamina C e pranishme në domate ndihmon në përthithjen e hekurit. Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës E dhe beta-karoten.

11. Spinaqi

Spinaqi është një perime jeshile që lufton në mënyrë efektive aneminë. Përvecse një burim i pasur me kalcium, ka një sasi të konsiderueshme të vitaminës A, B9, C dhe E. Mund ta shtoni në dietën tuaj dhe të merrni benefite të mëdha shëndetsore.

Anila Kalleshi

Anila Kalleshi është nutricioniste e njohur për këshillat e saj për dietat, e vlerësuar me shumë cmime ndërkombëtare. Ka themeluar dhe administron qendrën e dobësimit "Anila Kalleshi Center"