KëshillaUshqime

Rukola dhe vetitë e saj

Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit nën kontroll. Eshtë e pasur me antioksidantë dhe komponente glokozine e cila zvogëlon rrezikun nga kanceri në mushkëri, prostatë, në gji dhe në pankreas.

Rukola përmban tetë herë më shumë kalcium se sallata e njohur “Ajsberg”, gjithashtu është e pasur edhe me vitaminën K, e cila është shumë e rëndësishme pasi shumë mirë e absorbon kalciumin në eshtra dhe dhëmbë.

Vitamina K ka rol të rëndësishëm preventive edhe për sëmundjet e zemrës. Shtresa që formohet në muret e arteries mund të lidhet me absorbimin e keq të kalciumit, ndërsa vitamina K kujdeset që kalciumi të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Artikull me interes :   Gjatë stinës së verës kini kujdes nga Salmonela

Rukola përmban nivel të lartë klorofili i cili pengon dëmtimin e AND-së dhe mëlçisë të shkaktuar nga aflatoksina, substance kancerogjene që krijohet në myl dhe më së shpeshti gjendet në misër, kikirika dhe në frutat e arrës.

Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm, konsumoni rukolën të gjallë.

Rukola do t’ju ndihmojë të mbroheni nga plakja e trurit dhe rënia e aftësive kognitive, pasi përmban sasi të madhe të vitaminës B.

Anila Kalleshi

Anila Kalleshi është nutricioniste e njohur për këshillat e saj për dietat, e vlerësuar me shumë cmime ndërkombëtare. Ka themeluar dhe administron qendrën e dobësimit "Anila Kalleshi Center"