Shëndet

Si e kuptojmë që kemi marrë sasi ushqimore më shumë nga sa mund të konsumojmë?

Për këtë ekziston një tregues i pagabueshëm. Ky tregues është peshimi i herë pas hershëm.

Nëse pesha trupore vjen duke u shtuar, kuptohet që ushqimi që kemi konsumuar kohët e fundit në vlerë kalorike, është më i lartë se vlera e metabolizmit. Kjo do të thotë se në këtë moment, organizmi jonë po konsumon më shumë ushqim se sasia që organizmi vërtet ka nevojë.

Nëse pesha rri në vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon që sasia ushqimore që po futet në organizmin tonë është e barabartë me nevojat e organizmit.

Obezëve u rekomandohet rënia në peshë si rrugë e vetme e mbrojtjes ndaj obezitetit dhe diabetit, që janë dy vrasësit më të rrezikshëm. Vendimi për të luftuar kundër tyre duhet të merret nga vetë personi. Kilet e tepërta humbasin jo me ilaçe apo kokrra “magjike”, por me një rregjim të shëndetshëm ushqimor dhe një stil jetese ndryshe nga ai që keni bërë më përpara.

Artikull me interes :   Si të parandalojmë helmimet nga ushqimi

Që t’i hyjë seriozisht regjimit ushqimor për të rënë në peshë, në fillim personi mbipeshë duhet të njohë rreziqet e obezitetit, dhe më pas të arrijë të bindet për mundësinë e realizimit dhe të suksesit të një diete të tillë. Shumica e njerëzve obezë shëndetin e tepërt nuk e quajnë sëmundje, prandaj dhe nuk e kuptojnë pse dhe si mund të mbahet një dietë me ushqim kaq të kufizuar.

Për fat të keq, shumë njerëz nuk duan t’ia dinë për kilet e tepërta, por i dorëzohen kënaqësisë që marrin nga ushqimi. Ata bëhen realistë vetëm në momente kritike, kur u nisin problemet me zemrën apo trombozë cerebrale, etj. Pikërisht aty, shumë prej tyre vendosin të ulin në peshë, të lënë duhanin, të mjekojnë seriozisht diabetin, etj. Mund të mos jetë momenti më i mirë, megjithatë më mirë vonë se kurrë.

Artikull me interes :   Sugjerimi i Anila Kalleshit për drekën: Supë me spinaq, selino dhe avokado

Disa nuk arrijnë të mbajnë dietën për të rënë në peshë, por mbështeten tek receta e mjekut për ilaçet e diabetit. Por ilaçe të tilla nuk kanë asnjë vlerë, sepse ato nuk shkrijnë dhjamin e tepërt nga trupi.

Burimi: Phd Anila Kalleshi / Dietologe klinike