Shëndet

Nëse humbisni 2-3 kg nga pesha e trupit, përgjysmoni rrezikun e diabetit

Një studim i paprecedentë tregon se njerëzit me rrezik të lartë të diabetit mjafton të humbasin 2-3 kilogramë (dhe të ruhet pesha e arritur për të paktën dy vjet) dhe të rrisin pak aktivitetin fizik për të përgjysmuar rrezikun e sëmundjes.

Publikuar në revistën ”Jama Internal Medicine”, ky është rezultati më i rëndësishëm i arritur ndonjëherë në botë në 30 vitet e fundit mbi parandalimin e diabetit.

I kryer midis Spitalit Universitar, ”Norfolk” dhe Universitetit të Anglisë Lindore, ”Norwich”, studimi është i rëndësishëm sepse tregon mundësinë e parandalimit të diabetit me ndryshime të vogla të jetesës, të cilat janë me të vërtetë brenda mundësive të të gjithëve.

”Ekspertët ndoqën për një kohë mesatare prej tetë vitesh mbi 1 000 njerëz në rrezik të lartë për diabet, me glicemi të lartë (vlera midis 100 dhe 126 mg/dl gjak), një gjendje e quajtur ”prediabetes”, gjë që rrit rrezikun e marrjes së diabetit të vërtetë me rreth 50% në vetëm 5 vjet”, shpjegon Francesco Purrello, president i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë (SID).

Artikull me interes :   Qëndrimi i tepërt ulur, i dëmshëm për shëndetin tuaj

Disa nga pjesëmarrësit humbën 2-3 kg dhe rritën pak nivelet e aktivitetit të tyre fizik, duke ruajtur rezultatet e arritura për të paktën dy vjet.

Krahasuar me grupin e kontrollit që vazhdoi të bënte jetën e tyre të zakonshme, pjesëmarrësit që arritën të humbnin pak peshë dhe të lëviznin më shumë kishin një rrezik praktikisht të përgjysmuar (-47%) të marrjes së diabetit.

Me fjalë të tjera, një në çdo 11 njerëz me rrezik të lartë që adoptojnë këto ndryshime modeste të stilit të jetës nuk sëmuren, gjë që është shumë domethënëse.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare