Këshilla

Mos flini gjumë me kondicioner apo ventilator të ndezur, këto janë pasojat që ju presin në mëngjes

Temperaturat janë ngritur në mënyrë drastike dhe marrja me gjërat më normale, pra edhe gjumi, bëhen problematike

Shumica prej nesh mendojnë se është një ide e mirë të flerë me kondicionerin ose ventilatorin e ndezur gjatë natës. Mirëpo, kjo mund të ketë pasoja të mëdha në shëndetin tuaj që me siguri do t’i ndjeni në mëngjes.

Ekspertët shpjegojnë se për shkak të këtyre aparateve, ajri qarkullon më shumë, e bashkë me të qarkullon edhe poleni, pluhuri.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz të ndjeshëm ndaj alergjive, mund të kenë sy të fryrë dhe hundë të zënë në mëngjes. Pasoja mund të ketë edhe lëkura juaj, veçanërisht lëkura e thatë. Sepse një qarkullim i vazhdueshëm i ajrit mund të thajë edhe më shumë lëkurën. Disa mund të zgjohen me ngërçe dhe dhimbje muskulore.

Artikull me interes :   5 këshilla që na ndihmojnë të flejmë mirë

Kremrat dhe xhelet mund të ndihmojnë, por gjëja më e mençur është të fikni kondicionerin dhe ventilatorin gjatë natës.

Burimi: Telegrafi