RecetaUshqime

Lakra e Brukselit, vlerat e saj dhe si të bëjmë një sallatë të shijshme

Lakrat e brukselit bëjnë pjesë në familjen e lakrës. Ato mund të përgatiten në shumë mënyra: të ziera, në furrë ose të freskëta në sallatë.

Këto perime janë të pasura me kripëra minerale, si fosfor dhe hekur, kanë proteina, fibra dhe në veçanti vitaminë C, A dhe K që është e rëndësishme për kockat. Ato ndikojnë pozitivisht në metabolizmin hormonal sidomos te femrat.

Për shkak se janë antioksidante të fuqishme, lakrat e brukselit përfshihen në ushqimet që parandalojnë tumoret, veçanërisht atë të prostatës te burrat dhe të gjoksit te gratë. Ato janë të pasura edhe me zeaksantinë, që është e rëndësishme për të mbrojtur retinën e syve.

Përbërësit për 4 persona: 

Artikull me interes :   Sallata Çezar, e shijojmë kur e kemi mbi tavolinë por a e dini historinë e kësaj pjate?

• 400 gr lakra Brukseli,
• lëngu i një gjysmë limoni,
• 2 mollë të vogla,
• 40 gr fara pishe,
• 70 gr djathë Pecorino Romano ose kaçkavall tjetër,
• vaj ulliri,
• kripë,
• piper

Përgatitja:

Lakrave të Brukselit u heqim gjethet anësore dhe i ndajmë në feta të holla. I spërkasim me vaj ulliri, pak kripë, lëng limoni dhe i lëmë të marinohen për 30 minuta. Mollët i ndajmë në feta të holla dhe i vëmë në pjatë bashkë me lakrat. Pjekim farat e pishës në një tigan pa vaj dhe I hedhim menjëherë mbi sallatë. Djathin e ndajmë në feta të holla (përdorim qëruesen e patateve) dhe e shpërndajmë mbi sallatë. Spërkasim sallatën me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë e piper

Artikull me interes :   Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës

Burimi: The Living Media