Ushqime

10 arsye pse duhet të konsumojmë bajamet

1 – Në lidhje me zemrën
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajnë në nivele të ulëta LDL, kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur, vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.

2 – Ndihmon në humbjen e peshës
Edhe pse bajamet kanë nivele të larta yndyre, ndihmojnë për të humbur peshë. Bajamet përmbajnë yndyra të ngopura të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt, e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet të kalohet masa, një grusht bajame ose 12 kokrra.

3 – Ushqimi i trurit
Bajamet kanë kontribut të mirë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhirqë të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.

Artikull me interes :   Rukola dhe vetitë e saj

4 – Kujdesi i lëkurës
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaji dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesorë në prodhimet e kremarave të lëkurës. Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

5 – Mban të ulur presionin e gjakut
Bajamet kanë shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja është ideale si ushqim.

Artikull me interes :   Përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore nga shpargu

6 – Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun.
Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e saj ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

7 – Bajamet në shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.

8 – Përforcues të energjisë
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato përforcues të energjisë. Kur të ndiheni të lodhur, hani një grusht bajame, do të jetë më mirë sesa të konsumoni psh pije energjike.

Artikull me interes :   Katër bajame në ditë, aleate të një shëndeti të mirë

9 – Ideale për diabetikët
Bajamet kanë shumë proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

10 – Rekomandohen nga mjekët
Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.

Burimi: Mësimet e Diolës