PijeShëndet

Çfarë i ndodh mëlçisë tuaj, kur pini më shumë se dy birra në ditë?

Shumë prej nesh kënaqen duke pirë ndonjë birrë të ftohtë, pasdite ose në mbrëmje vonë. Por, nuk duhet ta teprojmë duke pirë alkool më shumë se duhet.

Veçanërisht alkooli mund të përbëjë një kërcënim për organet vitale, kryesisht mëlçinë tuaj. Kjo është për shkak se një nga funksionet kryesore të mëlçisë është neutralizimi dhe filtrimi i toksinave dhe substancave të tjera të dëmshme në gjak, dhe alkooli konsiderohet një toksinë. Por kjo nuk është e gjitha ajo çka që bën mëlçia për ne. Ajo gjithashtu prodhon proteina, enzima dhe hormone që trupi përdor për të luftuar infeksionet.

Mëlçia është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e tëmthit, i cili ndihmon në shpërbërjen e yndyrave në zorrën e hollë gjatë tretjes. Madje ndihmon në rregullimin e mpiksjes së gjakut.

Duke patur rol të rëndësishëm për kaq shumë procese thelbësore në trup, është jetike që mëlçia juaj të mbetet në formë të mirë, në mënyrë që të funksionojë siç duhet dhe t’ju mbajë të shëndetshëm. Por nëse pini shumë alkool, që do të thotë dy deri në tre birra çdo ditë, atëherë mund të rrezikoheni nga dëmtimi i mëlçisë.

Artikull me interes :   7 rregulla për ta organizuar kuzhinën tuaj që dieta të ketë sukses

Konsumatorët që disa birrave në ditë, janë në rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje alkoolike të mëlçisë yndyrore të njohur gjithashtu si steatoza hepatike. Llogaritet se 90% e këtyre konsumatorëve të birrave kanë një shkallë kësaj gjendjeje të sëmundjes. Pirja e tepërt e alkoolit mund të pengojë shpërbërjen e yndyrnave në mëlçi, prandaj ndodh grumbullimi i dhjamit.

Sepse mëlçia juaj është përgjegjëse për neutralizimin e shumicës së alkoolit që pini – një proces që gjeneron substanca të dëmshme. Këto substanca mund të nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë dhe në fund të fundit dobësojnë sistemin imunitar të trupit tuaj. Lajmi i mirë është që kjo sëmundja është e shërueshme.

Artikull me interes :   Rreziku i theksuar për isheminë vjen nga biftekët

Dikush që ka sëmundje alkoolike të mëlçisë mund ta ndryshojë gjendjen, duke eliminuar alkoolin nga përditshmëria e tyre për disa javë në minimum. Pra, nëse pini shumë birrë rregullisht dhe filloni të vëreni siklet pranë mëlçisë tuaj, ndjeheni të lodhur ose keni humbje peshe të pashpjegueshme, dijeni se këto janë simptoma të sëmundjes alkoolike të mëlçisë .

Nëse lihet e patrajtuar për një periudhë kohe, mund të shndërrohet në hepatit alkoolik, i cili është shumë më i rëndë dhe mund të mos jetë i shërueshëm. Në fakt, trajtimi më i mirë për njerëzit me këtë lloj dëmtimi të mëlçisë është ndalimi i pirjes së alkoolit përgjithmonë. Indet e dëmtuara mund të zënë vendin e tyre të shëndetshme në mëlçi, në një proces të quajtur fibrozë. Nëse ky proces vazhdon, zhvillohet cirroza alkoolike e cila pengon mëlçinë të punojë siç duhet. Në rastet më të këqija, mund të jetë i nevojshëm transplantimi i mëlçisë.

Artikull me interes :   Kriza shtrenjton çmimin e birrës për britanikët

Sigurisht, nëse dyshoni se diçka nuk është në rregull me mëlcinë tuaj, caktoni një takim për të parë mjekun tuaj për të marrë një diagnozë të duhur. Në ndërkohë, përpiquni ta mbani veten larg alkoolit, duke u mjaftuar vetëm me një ose dy birra çdo ditë ose edhe më rrallë për të mbrojtur mëlçinë tuaj nga dëmtimet.

Burimi: EatThis