Ushqime

Pse mielli i thekrës nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj

Mielli i thekrës nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj të gatimit. Ndoshta nuk e dini por nuk ka munguar si ushqim që në kohët e lashta. Në ditën tona mielli i thekrës përdoret kryesisht duke u përzier me miellin për gatimin e bukës integrale.

Vlerat ushqyese të miellit të thekrës

Burim i mrekullueshëm i disa mineraleve si kaliumi, mangani, magnezi, seleni, fosfori dhe zinku. Përmban burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, por ka më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.

Rëndësia e miellit të thekrës për organizmin e njeriut

Së pari është mjaft i mirë për tretjen dhe rekomandohet për ushqim të personave të sëmurë nga diabeti dhe përmban përqindje më të vogël të glutenit.

Artikull me interes :   Ja pse duhet të konsumojmë frutat dhe perimet të ngrira

Ndihmon shumë në ruajtjen e nivelit të kolesterinës por edhe të sheqerit dhe ndihmon mirëfunksionimin e zorrëve të njeriut. Përdoret në dieta, pasi është i pasur me fibra dietale.

Mielli i thekrës ndikon pozitivisht tek organizmi i femrave të cilat janë në menopauzë dhe i mbron nga kanceri potencial i gjirit.

Kalciumi i pranishëm në miellin e thekrës ndikon në punën e sistemit tonë të muskujve.

Për shkak të përbërjes të manganit mielli i thekrës përmirëson punën e sistemit nervor dhe mbron nga ndikimi i dëmshëm i radikaleve në organizmin e njeriut.