Ushqime

Boronicat, shije dhe vlera fantastike për trupin tuaj

Boronicat nuk kanë vetëm shije fantasike por janë edhe shumë të shëndetshme.

Vlerat e tyre ushqyese ndikojnë në organizmin tonë duke ndihmuar funksionimin e
trurit dhe punën e zemrës.

Vlen të përmendet se boronicat janë antioksidantë dhe neutralizojnë radikalet e
lira që kanë lidhje me sëmundjet tumorale dhe kardiovaskolare. Madje janë antioksidantët më të fuqishëm sesa frutat dhe perimet që ju konsumoni në jetën e përditshme.

Ndihmojnë shumë në uljen e ritmit të plakjes së qelizave  dhe ulin tensionin e gjakut

Personat e prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës pasi konsumuan 50 gramë
boronica në ditë për një periudhë 8 javore, u vunë re ulje nga 4 deri në 6 % të
tensionit të lartë.

Artikull me interes :   Dobitë e rëndësishme të kërpudhave

Boronicat ndikojnë në mirëfunksionimin e trurit duke vonuar rënien e funksioneve të lidhura me
moshën.

Janë shumë të mira edhe për diabetikët pasi boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera.

Në vendin tonë boronicat kultivohen në gjendje të egër në veri të Shqipërisë, në
Tropojë, Pukë, Kukës.