ShëndetUshqime

Çfarë të hamë gjatë muajit të Ramazanit?

Fillimisht për të gjithë ata që agjërojnë, ju uroj agjërim të lehtë dhe me zemrat e mbushura me pozitivitet.

Ramazani 2018 i cili fillon me 15 Maj dhe nuk konsumohet ushqim për mbi 18 orë në disa ditë, duhet t’ju bëjë që akoma më shumë të kujdeseni për shëndetin tuaj. Gjatë kohës që duhet të ushqeheni, duhet të pini shumë ujë dhe të konsumoni fruta të pasura me ujë, perimet e gjelbra, supë (jo të gatshme, asnjëherë), në mënyrë që të përballoni sa më mirë agjërimin. Evitoni ushqimet e kripura pasi ju stimulojne etjen. Konsumimi i ushqimeve të skuqura, të ëmbla, mund t’ju bëjë që të shtoni peshë gjatë agjërimit dhe mos t’ju vijë cudi. Konsumoni më shumë ushqimet e pasura me fibra, bukën e zezë, frutat e thata dhe pse jo, të bëni një shëtitje apo ecje pas iftarit.

Artikull me interes :   Avokadot ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të barkut

Cfarë të hamë në iftar?

Filloni me një gotë me ujë. Konsumoni ushqime të lëngshme dhe sheqer natyral (ushqime me sheqer natyral si frutat dhe hurmat e arabisë,cokollate e zeze).

Shmangni lëngjet e sheqerosura. Pini më shumë ujë, qumësht, smoothie ose lëng frutash natyralë për të promovuar hidratimin pa kalori extra ose sheqer të shtuar. Hani hurma arabie pasi kanë minerale të cmuara si kalium, mangan, fibra etj. Konsumoni edhe lloje të tjera të frutave të thata si fiq, kajsi, kumbulla pasi kanë fibrat dhe nutrient të ndryshëm. Konsumoni supë (asnjëherë të gatshme).

Idealja do ishte supa me palcën e kockave të lopës, bizele, thjerrëza, fasule, ose supë makaronash kafe . Konsumoni ushqime të pasura me proteina si mish, peshk, perime, oriz, kos, kerpudha, avokado.

Artikull me interes :   Kivi, të mirat pastruese, kozmetike dhe terapeutike

Cfarë të hamë për syfyr?

Shumë ujë, ushqime të pasura me ujë, domate, kastraveca,fruta stinore, bukë të zezë, bukë misri me kos ose qumësht, arra, bajame, fruta të thata, fara kungull, lulediell, oriz kaf, kos me fruta të ndryshme, supë me thjerrëza ose bizele, djathë, banane, gjalp kikiriku apo bajamesh të bëra vetë, pa kripë të shtuar.

Mbani mend, qëndroni sa më larg kripës dhe dhuroni dashuri gjatë muajit të shenjtë.

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.