Shëndet

Shenjat e mungesës së kalciumit në organizëm

Kalciumi luan një rol thelbësor në organizëm dhe rënia e nivelit të tij është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën.

Ekspertët thonë se ka disa shenja paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

Mbipesha: Kur nivelet e kalciumit janë më të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë peshën trupore ose të humbasë në peshë. Njerëzit që kanë mungesë të kalciumit në të shumtat e rasteve janë në mbipeshë.

Problemet me zemrën: Mungesa e kalciumit shkakton anomali në mënyrën se si pompon gjak zemra gjë që mund të manifestohet me rrahje të çrregullta. Njeriut mund ti krijohet ndjesia që zemra resht së rrahuri për një ose dy sekonda.

Artikull me interes :   Dieta mund të përmirësojë shëndetin e të sëmurëve kronikë

Tensioni i lartë i gjakut: Mungesa e kalciumit, është një nga shkaktarët e rritjes së tensionit të lartë të gjakut. Nëse shikoni se tensioni ju rritet papritur këshillohet që të bëni analizat për mjaftueshmërinë e kalciumit në trup.

Mungesa e gjumit: Kalciumi ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Mungesa e kalciumit e bën më të vështirë gjumin cilësor dhe pengon prodhimin e melatoninës.

Kontraktime muskulore dhe fraktura: Masa kockore e njeriut arrin kulmin e shëndetit të saj kur njeriu është 30 vjeç, pas kësaj moshe njeriu arrin të humbasë kalcium dhe dendësinë kockore. Ngërçet dhe kontraktimet muskulore janë shenja paralajmëruese kur mungesa e kalciumit bëhet kronike në organizëm.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare