Kuriozitete

Babilonasit e merrnin birrën shumë seriozisht, Hamurabi nxorri ligje të veçanta për të

Birra është pije shumë e lashtë. Zbulimi i objekteve të ndryshme na bën të mendojmë se Shumerët kishin mbi 20 lloje të ndryshme të kësaj pije.

Babilonasit dhe Egjiptianët vazhduan traditën me lloje të tjera. Për babilonasit, birra ishte shumë serioze, madje edhe Kodi i Hamurabit e përfshinte atë.

Kodi antik i ligjeve babilonase përcaktonte që çdo qytetar duhej të kishte të garantuar një sasi të birrës, përkatësisht sipas statusit shoqëror. Një punëtor i pakualifikuar, për shembull, kishte 2 litra në ditë, ndërsa nëpunësit civilë 3 dhe administratorët dhe priftërinjtë e lartë deri në 5 litra në ditë.

Birra ishte pothuajse një monedhë, një mjet negocimi. Në atë kohë birra ishte e pa filtruar, e turbullt dhe me mbetje në fund. Por ishte më e çmuar se kurrë. Thuhet se ata që i shtonin ujë birrës, dënoheshin me vdekje, duke u mbytur në birrën e tyre, ose u dënuan të pinin birrën e tyre deri në vdekje.

Artikull me interes :   A do jetonit në një shtëpi në formë tubi?

Dënimi ekstrem nuk ishte i pazakontë në sistemin babilonas të ligjit. Dhe meqenëse birra ishte pothuajse një monedhë, por mbi të gjitha e drejta e një qytetari, përzierja e saj me ujë nënkuptonte kryerjen e një mashtrimi serioz.

Burimi: PuneBurrash.com