Receta

Supë me kungull e qiqra, karrotë dhe selino

Përbërësit

• 500 gr tul kungulli
• 250 gr qiqra të ziera
• 1 pras, pjesa e bardhë
• 1 degë selino
• 1 karrotë
• 1 litër lëng perimesh
• 1 degë trumëz e freskët
• 2 gjethe sherebele
• 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
• disa degë majdanoz
• piper i zi
• për shoqërim: bukë e thekur

Përgatitja

Kavërdisim tulin e bardhë të preshit, së bashku me karrotën dhe selinon të grirë në kubikë, me 3 lugë vaj ulliri në zjarr të ulët dhe i përziejmë derisa të zbuten.

Shtojmë kungullin e prerë në kubikë, sherebelën, trumzën dhe vazhdojmë kavërdisjen edhe për disa minuta të tjera duke i përzier herë pas here.

Artikull me interes :   Guacamole, një recetë klasike meksikane dhe shumë e shijshme

Shtojmë lëngun e perimeve dhe e gatuajmë supen në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta. Shtojmë së fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe të shpëlara mirë dhe vazhdojme ti trazojmë me lugë edhe për 10 minuta të tjera.

Heqim gjethet e sherebelës dhe degën e trumzës dhe e hedhim supën në tasat ku do ta shërbejmë.

I hedhim në sipërfaqe pak piper të zi të sapobluar, e zbukurojmë me gjethe majdanozi dhe e konsumojme me bukë të thekur.

Burimi: prof.dr.Anila Kalleshi, nutricioniste klinike