Ëmbëlsira

Akullorja, të mirat që ka dhe ato që duhet ti ketë

Shkencëtarët kanë identifikuar potencialin e akullores dhe e kuptojnë që është relativisht e mirë për shëndetin njerëzor, porse duhen shtuar antioksidantë, probiotiokë, prebiotikë dhe fibra.

Ky “lloj i ri akulloreje”, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, të sëmundjeve të aparatit tretës, reduktimin e kolesterinës, dobësim dhe përmirësimin e sistemit të imunitetit.

Akullorja është e pasur më kalcium, ajo përmban vitaminat D, A, B12 dhe K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e organizmit.
Gjithashtu ka indeks të ulët glicemik, çka parandalon krijimin e sëmundjeve të zemrës, nivelet e larta të kolesterinës, qëndrueshmërinë në insulinë, mbipeshēn dhe diabetin e tipit 2.

Megjithatë, ju duhet të jeni të kujdesshëm me konsumimin e akullore, sepse akullorja është e pasur me acide të ngopura yndyrore dhe kalori, ndërsa konsumimi shumë i shpejtë mund të shkaktojë dhimbje të kokës.

Artikull me interes :   Vlerat e mrekullueshme ushqyese të pjeshkave

Burimi: prof.dr.Anila Kalleshi, nutricioniste klinike