Receta

Si të pregatisni sanduiç me spinaq dhe avokado

Një kombinim veror dhe shumë i shijshëm është një sanduiç që ka në përbërje, avokado, fiq, spinaq dhe pak djathë të bardhë.

Përbërësit:

1) 2 feta bukë integrale,
2) 1-2 fiq të freskët, të prerë në feta
3) 1/2 avokado e prerë në feta,
4) 1/4 filxhan spinaq i freskët,
5) pak djathë i bardhë,
6) 1 lugë kafeje gjalpë.

Pregatitja:

1- Në një fetë bukë shtrojmë përbërësit e mësipërm dhe i vendosim fetën tjetër të bukës sipër.

2- Në një tigan që nuk ngjit, vendosim pak gjalpë dhe e lëmë të ngrohet.

3- Vendosim mbi gjalpë sanduiçin dhe e thekim mirë nga të dyja anët, derisa buka të marrë ngjyrë.

Artikull me interes :   Ketchup mund të sjellë crregullime në mëlçi, pankreas, sistemin imunitar dhe tru

4- Vendoseni në pjatën tuaj të preferuar dhe shijojeni!

Stavrula Posteci

Stavrula Posteci ka kryer studimet në Universitetin e Larisës dhe specializuar ne Universitetin e Athinës për Dietologe/Nutricioniste. Aktualisht jep këshillat e saj përmes zyrave të Diet Plan në Korcë dhe Elbasan