Këshilla

17 ushqime që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga djegiet në plazh

Ushqimi ndikon në ngjyrën tonë. Ai e favorizon atë, duke vënë në lëvizje melaninën dhe në të njëjtën kohë ndihmon për ta bërë atë uniforme duke mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit.

Dietologja Frida Harju i shpjegoi “Cosmopolitan UK” se çfarë ushqimesh mund të sigurojnë një ngjyrë perfekte: jo vetëm karota, ka edhe disa ushqime të tjera në listë. Ato përveç ndihmës në ciklin e ruajtjes së ngjyrës gjithashtu japin një efekt mbrojtës.

Por kini kujdes! Harju thotë: “Mos e ekspozoni veten pa krem”.

Luleshtrydhja – “Ju duhet të hani luleshtrydhe që përmbajnë shumë vitaminë C”, shpjegon mjekja dietologe. “Vitamina C vepron si një krem dielli natyral dhe ndihmon në parandalimin e djegieve”. Rregulli i duhur do të ishte të konsumonim 100 gram luleshtrydhe në ditë.

Patatja e ëmbla – Në këtë rast është niseshteja e përfshirë në patate që bën dallimin dhe zvogëlon dëmtimin e djegies. Jini të kujdesshëm megjithatë. Vetëm patatet e ëmbla përcaktojnë përfitimet e kolorit.

Artikull me interes :   Lakra turshi gjatë dimrit, alternativë ushqimi të shëndetshëm

“Patatet e ëmbla janë një zgjedhje më e shëndetshme dhe ashtu si karrota, ato janë të larta në beta-karoten dhe vitaminën C që mbrojnë lëkurën”.

Kivi – Edhe kivit janë të pasura me vitaminë C dhe për këtë arsye ndihmojnë lëkurën dhe e mbrojnë atë nga djegia nga dielli. Sipas dietologes, rregulli i duhur është të hahet një kivi e gjysmë në ditë.

Çaji jeshil – Sipas një studimi shkencor – shpjegon Dr Harju – pirja e dy gotave çaj jeshil në ditë redukton incidencën e melanomas, kancerit të lëkurës, të shkaktuar në veçanti nga ekspozimi ndaj diellit.

Manaferra – Ky frut i vogël është shumë i pasur me vitaminë C, prandaj është i mirë për lëkurën dhe zvogëlon mundësinë e djegies.

Artikull me interes :   6 mësime nga Roma e Lashtë për të qenë më të shëndetshëm

Kastraveci – Kastravecat përmbajnë shumë ujë, gjë që ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar. Përveç kësaj, kjo perime stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është një armë e mirë kundër kancerit.

Domatja – Ato nuk janë vetëm të pasura me antioksidantë, por përmbajnë shumë vitaminë C dhe lycopene, hidrokarbure që i jep ngjyrë të kuqe perimeve dhe ndihmon për të mbajtur lëkurën të hidratuar.

Shalqi – Fruti i verës është shumë i mirë për ngjyrën e lëkurës. Ashtu si domatja, shalqiri është i pasur me antioksidantë, të cilat kufizojnë efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë në trupin tonë. Së fundi është gjithashtu i mbushur me ujë.

“Tre ose katër feta në ditë e lagështojnë lëkurën tonë me bollëk”.

Karrota –  “Beta-carotene që përmban karrota – shpjegon dietologja- konvertohet nga trupi në vitaminë A, e cila kontribuon në rinovimin e qelizave të lëkurës dhe redukton ndjeshëm djegien nga dielli.

Artikull me interes :   Si të parandalojmë helmimet nga ushqimi

Shega – Ekstremisht e pasur me antioksidantë dhe acid ellagik, shega ka agjentë anti-inflamatorë që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet.

Salmon – I pasur me omega 3, salmoni mban larg irritimet dhe rreshkjen e lëkurës dhe e ndihmon atë të mbetet elastike edhe ndaj rrezeve ultravjollcë. Ajo gjithashtu ka një efekt anti-plakje.

Kajsitë – Të pasura me vitaminë A, kalium dhe beta-karotinë, kajsitë stimulojnë prodhimin e melaninës

Piperi – I pasur me vitamina A dhe C, por dhe minerale, piperi është një nga perimet që ndihmojnë për të përmirësuar lëkurën.

Burimi: Gazeta-Shqip.com