Shëndet

Shtrati rrëmujë në mëngjes ndihmon për një shëndet më të mirë

Kërkimet sugjerojnë se ndërsa një shtrat i parregulluar mund të duket jo estetik, ai gjithashtu nuk është tërheqës për mikrobet e pluhurit që mendohet se shkaktojnë astmë dhe alergji të tjera, sipas një artikulli në BBC.

Një studim i Universitetit Kingston zbuloi se insektet nuk mund të mbijetojnë në kushtet e ngrohta dhe të thata që gjenden në një shtrat të parregulluar.

Një shtrat mesatarisht mund të jetë shtëpia e deri në 1.5 milionë mikrobeve të pluhurit.

Këto gjallesa, të cilat janë më pak se një milimetër të gjatë, ushqehen me luspa të lëkurës së njeriut dhe prodhojnë alergjenë që thithen lehtësisht gjatë gjumit.

Kushtet e ngrohta dhe të lagështa të krijuara kur flemë, janë ideale për këto krijesa, por ato kanë më pak gjasa të mbijetojnë kur lagështia është më e pakët.

Artikull me interes :   Lëkura e mollës, një “ilaç” për muskujt

Ndaj nëse përtoni të rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, mund ti thoni gruas apo të dashurës se ashtu e do puna dhe shkenca.

Burimi: PuneBurrash.com