Shëndet

Shëndeti i mëlçisë nis nga mëngjesi

Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet dalëngadalë në një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut.

Sipas të dhënave, ajo mund të përbëjë pikënisjen e shumë sëmundjeve të tjera më të rrezikshme.

Akumulimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë shkakton inflamacion dhe një dëmtim të pariparueshëm në këtë organ të rëndësishëm.

Në fillimet e saj, kjo sëmundje manifestohet me plogështi dhe dhimbje të mprehtë në anën e sipërme dhe të djathtë të barkut.

Nëse sëmundja kapet herët, dëmet e saj mund të riparohen. Nëse sëmundja diagnostikohet në fazë më të avancuar, pasojat mund të jenë vërtetë të rënda.

Artikull me interes :   Të mirat dhe të këqijat e botoksit

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

– Rrisë nivelet e energjisë,

– Përmirësojë metabolizmin,

– Zvogëlojë masën trupore,

– Përmirësojë aftësitë e të nxënit,

– Stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak,

– Ulë ndjeshmërinë ndaj insulinës,

– Zvogëlojë sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Ushqimet e duhura për një mëlçi të shëndetshme

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie. Kjo nënkupton hequr dorë nga buka e bardhë dhe duhet zgjedhur bukë me drithëra të plota.

Artikull me interes :   Gjakderdhja nga dhëmbët është shenjë paralajmëruese

Tërshëra është një nga shembujt më të mirë të ushqimeve me nivel të ulët glicemie, sepse tretet ngadalë dhe nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Frutat si: qershia, qitro, kumbulla, portokalli, rrushi, pjeshka, dardha dhe molla janë të rekomanduara çdo mëngjes.

Kosi është një tjetër ushqim që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, sepse është i shëndetshëm jo vetëm për stomakun, por sidomos për mëlçinë.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare