KëshillaShëndet

Regjimi ushqimor për stilin e të jetuarit etik

Të jesh vegan nuk do të thotë se mban dietë bëhet fjalë për stilin e të jetuarit etik.

Ja disa kuriozitete, këshilla dhe të rejat e fundit për ata që duan të bëhen vegan.
Regjimi ushqimor vegan parashikon të mos konsumosh asnjë produkt me përmbajtje shtazore duket si një sipërmarrje tejet e vështirë, pasi s’ka as mish, as gjalp, vezë e djathë jo e jo, por as qumësht e mjaltë.

Por, nuk është dhe aq keq, po të mendosh të gjithë të mirat që sjell të qenurit vegan.

Të jesh vegan, ke një risk të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit.
Je i shëndetshëm dhe nuk te brenë ndërgjegjia se ha shumë.
Veganët dhe vegjetarianët kanë nivele më të ulëta të kolesterolit, kanë dhe presion të gjakut më të ulët.

Artikull me interes :   Gjërat që nuk duhet t’i lani kurrë në lavatriçe

Veganët peshojnë mesatarisht 10 kilogramë më pak se ata që konsumojnë mish. Jane ndryshe nga ushqimet e tjera të pashëndetshme, të cilat ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.
Ata që ndjekin një dietë vegane apo vegjetariane, jetojnë tre apo 6 vjet më shumë se njerëzit që nuk ndjekin këtë dietë.
Veganët i marrin të gjithë vlerat ushqyese nga proteinat bimore, fibra dhe minerale, pa qenë e nevojshme që të konsumohet mish.

YJET VEGANE

Dieta vegane ka shumë fansa sidomos yjet. Arsyet janë të tipit ushqimor, ambjental duke parë kursimin e energjisë që një ushqim vegan garanton në krahasim me një me mish dhe etik, kundër keqtrajtimeve dhe abuzimeve që pësojnë kafshët gjatë kultivimi. Mes personazheve më të famshëm veganë janë: Natalie Portman, Anne Hathaway, Olivia Wilde e Jennifer Lopez.

Artikull me interes :   Ja cilat janë 6 ushqimet armike të hipertensionit

RECETA VEGANE E THJESHTË

Dedikuar më të dobëtave, tosti i avokados është një recetë që i pëlqen të gjithëve . Këtu janë dy receta që duhet ti provoni .

Gjithnjë e më tepër të pasura me variante të shijshme. Tosti i avokados vazhdon të popullojë rrjetet sociale dhe tavolinat për këdo që pëlqen ushqimet e shëndetshme, të shijshme dhe absolutisht trendy. Pefekte për të shoqëruar një aperitiv, falë përmbajtjes së ushqyesve bazë.

Ja dy versione vegane (bukë pa gluten, domate, qepë e kuqe, sallatë,fije shafrani ose lakra, lime, vaj ulliri, piper fara kungulli mbi bukën e thekur) .Zgjedhjen e bëni vet!

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare