Kuriozitete

Pas vetes, modelja kolumbiane i bën operacion plastik edhe vajzës 12-vjeçare

Populli shqiptar ka një shprehje “Cfarë të ban fëmija, nuk ta bën as Perëndia” por ndoshta populli kolumbian e ka ndryshe. Ndoshta ata thonë “Cfarë të bën mamaja, nuk ta bën as belaja.

Sepse modelja kolumbiane Tatiana Murillo, e cila për shkak të shumë operacioneve plastike që ka bërë njihet si “Barbie”, nuk po njeh limite por po kërkon tja mësojë “zanatin” e plastikës edhe vajzës.

Në një postim në faqen e saj në Instagram, vetë mamaja konfirmoi se edhe vajza e saj 12-vjeçare, ka hyrë në botën e ndërhyrjeve duke bërë operacion hundën.

Vajza e mitur kaloi një orë e gjysmë në operacion dhe për 3 ditë nuk flinte dot nga dhimbjet.

Artikull me interes :   Një bistak rrushi u shit në ankand për 12,700 dollarë

Burimi: PuneBurrash.com