Kuriozitete

Kjo vilë dy katëshe, ka jo vetëm ballkon por edhe një ashensor brenda saj

Rulotët janë mjaft të preferuar për udhëtimet në cift, shoqëri apo familje,por kjo që po shihni është ndryshe: një vilë 2 katëshe me rrota, madje edhe një ashensor të integruar brenda saj.

Maxus V90 Life Home Villa Edition ngjan thjesht si një rulot modern në rrugë, por kur parkohet, mund të shndërrohet në një vilë futuriste dykatëshe vetëm me shtypjen e një butoni. Paretet e kabinës zgjerohen jashtë për të ofruar më shumë hapësirë ​​në zonën e ndenjes dhe në kuzhinë, gjithashtu krijon një dhomë, madje edhe ballkon jashtë çatisë. 

saic maxus v90 villa edition adds second storey

Dhoma në katin e dytë ka dritare panoramike të cilat mund të errësohen me prekjen e një butoni, duke përdorur teknologjinë polikromatike, si dhe një ballkon të vogël nëse doni të dilni jashtë për pak ajër të pastër.

Artikull me interes :   Arabia Saudite do shndërrojë platformën e naftës në park argëtimi

Për tu ngjitur në katin e dytë nuk ka shkallë, sepse ruloti ka ashensorin e vet për një person që transporton pa mundim banorët.

Maxus Life Home V90 Villa Edition Is Extra Comfort on Wheels

Përveç katit të tij të dytë inovativ dhe ashensorit të integruar, Maxus V90 Life Home Villa Edition ka të përfshirë një TV transparent OLED, një aneks kuzhine të pajisur mirë, shumë hapësirë ​​për divan dhe një shtrat të rehatshëm të vendosur në ajo hapësirë ​​e lakuar mbi zonën kryesore.

Për momentin, kjo mrekulli lëvizëse është e disponueshme vetëm në tregun kinez, por për cdo rast hiqni vec nja 413,000 dollarë që ta bëni tuajën në rastin më të parë. / PunëBurrash