Ushqime

Pse njerëzit po hanë mish të fermentuar ose të kalbur?

Një dietë që duket se si një ndërthurje midis ushqimit të njerëzve primitivë dhe kombinimit të probiotikëve i ka shtyrë disa njerëz të hanë mish të fermentuar ose të kalbur, të thartuar pasi kjo i bën të ndihen euforikë. Ky trendi ngjalli kureshtje, media Vice i kushtoi një artikull e ndërkohë ne të tjerët kemi ca pyetje.

Sepse të parët tanë mezi mbanin gjallë zjarrin për të pjekur mishin dhe të organizoje barbekju me shoqninë duke u ruajtur nga mamuthi nuk ishte gjë e lehtë. Më kot paskemi shpikur frigoriferin për të ruajtur ushqimet mes tyre edhe mishin.

Arsyet pse po konsumohet mishi i prishur duket se ndryshojnë nga personi në person. Disa përjetojnë ndjenjën e euforisë dhe të unitetit me familjen.  Të tjerë thuhet se po e hanë për arsye shëndetësore, si një dietë më natyrale, e mbushur me baktere dhe probiotikë të shëndetshëm. Këta argumentojnë se paraardhësit tanë dikur ruanin dhe fermentonin mishin për disa ditë ose muaj.

Në pamje të parë, të shohësh dikë që ha mish të kalbur na bën përshtypje. Por thonë se ne tashmë hamë plot gjëra të fermentuara si djathë, verë, bukë dhe ushqime të tjera me elementë dietikë. Atëherë cili është ndryshimi?

Artikull me interes :   Pica me 254 lloje djathi futet në Librin e Rekordeve Guinness

Çfarë është mishi i fermentuar?

Mishi i gjallë që lihet jashtë për fermentim, është një proces që përdor organizmat për të realizuar ndryshime kimike në ushqim. Ekziston një ndryshim midis fermentimit të kontrolluar kundrejt lënies së mishit të kalbet, dhe ky mund të jetë një proces i vështirë për tu menaxhuar.

Ka udhëzime të plota hap pas hapi se si mund të fermentohet mishi, por ekziston rreziku i botulizmit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme, ndonjëherë vdekjeprurëse.

Pse njerëzit po e hanë atë?

Trendi i mishit të kalbur bie nën ombrellën paleo (ose ngrënia primitive) ushqime që gjuetarët kanë ngrënë në epokën e Paleolitit – 10,000 deri në 2.5 milion vjet më parë.

Në një artikull të vitit 2010 në New Yorker, një burim përshkruan praktikën e ngrënies së ushqimeve të fermentuara si një “lëvizje konservatore”, sesa një prirje e çmendur, për të “rikthyer ushqimin ashtu siç ka qenë”.

Artikull me interes :   Harrojeni kasapin, mishi tani do të printohet në 3D, brenda vitit në treg

Cilat janë disa rreziqe të ngrënies së mishit të lartë?

Leah Groppo, një dietologe klinike në Stanford Health, thotë se në procesin e fermentimit të mishit, ka shumë faktorë jashtë kontrollit tuaj që mund të çojnë në sëmundje. Bakteret në ajër që mund të ulen në mishin e gjallë dhe të shumohen.

Për ata që ndjekin dietën paleo ose “paleolitike”, dietologia thotë se është gjithashtu e pamundur të njohin praktikat e njerëzve që në të kaluarën hanin mish të fermentuar, ose të ndiqen saktësisht mënyrat se si ata konsumuan mishin. Ndoshta mishi i tyre ishte ndoshta shumë më i freskët dhe më i sigurt për tu thartuar.

Mishi që sigurohej nga njerëzit në koëhet e lashta ishte krejt ndryshe nga mishi që blihet sot në një dyqan ushqimesh. Mishi poroz, si viçi i bluar, mbart një rrezik jashtëzakonisht të lartë kur nis kalbja. Ngrënia e mishit të fermentuar të viçit nga dyqaneve ushqimore mbart rreziqe serioze.

Përveç rrezikut të sipërpërmendur të botulizmit i cili mund të shkaktojë vdekjen, ngrënia e ushqimit që është lënë jashtë mund të shkaktojë sëmundje ose infeksione ushqimore, dehje, sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara. Infeksioni ushqimor që mund të shkaktohet nga “ngrënia e ushqimit përmban baktere të gjalla ose patogjenë, norovirus dhe salmonella. Dehja nga ushqimi, shkaktohet nga ngrënia e ushqimit që përmban toksina që çlirohen nga patogjenët. Shpesh kjo shoqërohet edhe me diarre.

Artikull me interes :   Rreziqet e nitritit të Natriumit te mishi i përpunuar, që nuk duhet ti injoroni

Pse disa njerëz mund të dehen nga mishi?

Nëse mishi fermentohet nga ditë në muaj, shumë lloje bakteresh mund të shtohen në të, dhe disa nga ato baktere mund të kenë veti kimike që ju japin haluçinacione të larta ose një ndjenjë euforie e ngjashme me drogat.

Asnjë dietolog apo specialist ushqimi nuk këshillon eksperimente kulinarie me mishin jashtë literaturës shkencore që përshkruajnë sigurinë ushqimore.