Ushqime

Pica me 254 lloje djathi futet në Librin e Rekordeve Guinness

Një kuzhinier francez hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness duke gatuar një pizza që përmban 254 lloje të ndryshme djathi.

Benoit Bruel tha se dëshironte që rekordi të mbahej nga vendi i tij për patriotizëm, pasi Franca është e njohur për djathrat e saj. Franca dhe Italia kanë pasur gjithmonë një rivalitet të madh për këtë çështje, duke pretenduar me radhë cilësinë e djathrave dhe shumëllojshmërinë e tyre.

Pica u gatua në Lyon, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Rekordeve Botërore Guinness të cilët verifikuan se kishte në përbërjen e saj nga çdo varietet djathi për t’u kualifikuar për rekordin botëror.