Shëndet

Cili është ndryshimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2?

Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga prania e niveleve të larta të glukozës në gjak (hiperglicemia) dhe për shkak të një sasie ose funksioni të ndryshuar të insulinës.

Insulina është hormoni i prodhuar nga pankreasi i cili lejon glukozën të hyjë në qeliza dhe përdorimin pasues të saj si burim energjie.

Kur ky mekanizëm ndryshohet, glukoza grumbullohet në qarkullimin e gjakut.

Le të shohim dy llojet e tij.

Diabeti tip 1 (DM1), quhet ndryshe diabeti i varur nga insulina ose diabeti i mitur, sepse fillimi i tij zakonisht është më i hershëm dhe ndodh kur pankreasi nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë, kështu që pacienti është i detyruar ta marrë atë çdo ditë artificialisht.

Artikull me interes :   Rëndësia e kaliumit në sport

Diabeti tip 2 (DM2), shumë i zakonshëm në mesin e pacientëve obezë, është forma më e shpeshtë e diabetit që zhvillohet në moshën e rritur dhe ndodh kur pankreasi prodhon insulinë që nuk është aktive në qeliza.

Dallimi kryesor midis dy formave të diabetit është kryesisht në faktin se pacientët me diabet të tipit 2 nuk janë të varur nga insulina, të paktën për një kohë të gjatë të sëmundjes së tyre.

Burimi: ATSH