PijeShëndet

Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëlsuesish, por edhe të tjera akoma.

Por sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule. Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe ndalohet në një vend tjetër. Por cili është përfundimi i gjithë kësaj çështjeje?

Natyrisht, çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Artikull me interes :   Farat e kungullit luftojnë qelizat kancerogjene

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë. Pijet energjike janë protagonistet e mëdha të tregut dhe preferohen shumë nga konsumatorët, nga çdo lloj këndvështrimi.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen. E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

Dihet që përbërësi kryesor i pijeve alkoolike është kafeina: një kanoçe 250 mililitërshe përmban mesatarisht 80 miligramë kafeinë, sa një filxhan kafeje, por disa marka arrijnë deri në 200-300 miligramë, dozë që mund të shkaktojë takikardi, ankth, të dridhura, pagjumësi dhe të krijojë varësi.

Artikull me interes :   Përbërësit ideal për një mëngjes të shëndetshëm, ushqyes dhe të shijshëm

Përveç kësaj ka pothuajse gjithmonë stimulues të tjerë si guarana (që përmban kafeinë) dhe xhenseni; aminoacidi taurin (rreth një gram në një kanoçe pije energjike), i konsideruar si nxitës kardiak që, kur merret me sasi të mëdha, mund të shkaktojë hipertension; glukuronolaktoni që duhet të nxisë kujtesën dhe përqendrimin; inozitoli, që përmirëson humorin dhe përdorimin e serotoninës; më e rëndësishmja që normalisht asnjë konsumator nuk e di është se në çdo shishe apo kanoçe me pije energjike (dhe jo vetëm) ka rreth 9 kuba sheqeri.

Këto të dhëna janë më se të mjaftueshme që të rinjtë të mos i konsumojnë shpesh pijet energjike. Sa më rrallë aq më mirë!

Në disa vende si Danimarka tregtimi i pijeve energjike në treg të lirë është i ndaluar.

Artikull me interes :   Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore

Në Norvegji këto pije mund të blihen vetëm në farmaci.

Franca i ka lejuar vetëm së fundmi duke u vendosur sipër një etiketë ku shkruhet: “Të konsumohet rrallë, nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe fëmijëve”.

Britania e Madhe nuk ua rekomandon përdorimin e tyre grave shtatzëna, minorenëve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kanadaja këshillon se pijet energjike nuk duhen përzierë me alkool, sepse ky është rreziku i më i madh që mund të shkaktohet nga këto pije: sipas disa studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes.

Burimi: Gazeta-Shqip.com