Kuriozitete

Çifti në pritje të fëmijës, burri demostron si është të jesh shtatzënë për një ditë

Për baballarët, përvoja e pritjes së një fëmije nuk është aq e mundimshme sa për nënat. Megjithëse ata mund të marrin barrën më të madhe të përgjegjësive, rutina e tyre kryesisht sillet rreth pritjes. Sidoqoftë, çdo punëburrs ka mënyrën e vet të pritjes për të parëlindurin e tyre, dhe disa e gjejnë një mundësi të shkëlqyeshme për të ushtruar humorin e tyre gjatë rrugës.

Një burrë australian donte të përcillte përvojën duke përjetuar solidaritet dhe ndjeshmëri me gruan e tij ndërsa ajo po e priste. Cila ishte mënyra? Kollaj fare, ai lidhi shalqinj në trupin e tij dhe u përpoq të ishte shtatzënë për një ditë.

Maitland Hanley dhe gruaja e tij gjatë shtatzënisë

Burri vendosi të bëjë një eksperiment të vogël

Duke përdorur natriband, ai ngjiti pjepra e shalqi në trup, për të imituar shtatzëninë

Burri kuptoi menjëherë sa e vështirë është të dalësh nga shtrati, duke i bërë të gjithë të qeshin

Futja dhe dalja nga vaksa e banjos ishin problem jo i vogël

Hyrja dhe dalja nga makina ishte gjithashtu një përpjekje heroike

Sidomos të vishte këpucët

Madje bënte edhe pompa, megjithëse nuk ishte i sigurt a kishte probleme për ‘foshnjën’

Por nuk e kishte menduar se edhe të qenit shtatzënë fallco, do kishte të njëjtat oreks dhe kërkesa

Një nga avantazhet kur ke një bark të madh, është ta përdorësh si një tavolinë të vogël

Më vonë, gruaja e tij lindi një vogëlush të bukur

Pasi fëmija lindi, burri u kthye në fazën fillestare

Burimi: PunëBurrash.com

Artikull me interes :   Hapet fabrika e parë e mishit artificial