Ushqime

Avokado, vetitë dhe përfitimet shëndetësore

Përdorimi i avokados në gatim është gjithnjë e më i shpeshtë, mjafton vetëm të mendoni për salcën e famshme ”guacamole” deri te kremrat, ku përdoret si përbërës kryesor, shkruan pazienti.it.

Përveç që është veçanërisht e gjithanshme në kuzhinë, avokadoja ka përfitime të konsiderueshme.

Një studim amerikan ka treguar se konsumimi i shpeshtë i sasive të moderuara të avokados favorizon reduktimin e yndyrës.

Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Illinois dhe i botuar në ”Journal Nutrition”, tregoi një lidhje të ngushtë midis humbjes së yndyrës viscerale (domethënë atij që është përgjegjës për shumë sëmundje metabolike) për gratë dhe konsumimit të avokados.

Studimi u krye në një mostër prej 105 të rriturish, burra dhe gra, të gjithë me probleme të mbipeshës ose obezitetit. Subjektet u ndanë në dy grupe, pa ndonjë kriter të veçantë, dhe për 12 javë rresht të gjithë anëtarëve të njërit prej dy grupeve u jepet gjithmonë një vakt në ditë që përmban sasi të moderuara të avokados.

Artikull me interes :   Si detoksifikohet trupi në mënyrë natyrale?

Në fund të periudhës së analizës, gratë në grupin që konsumuan avokado çdo ditë patën një humbje të konsiderueshme të yndyrës viscerale.

Sidoqoftë, të njëjtat rezultate nuk u gjetën tek subjektet meshkuj që ishin pjesë e të njëjtit grup.

Vetitë dhe përfitimet

Avokadoja e ka origjinën në Amerikën Qendrore.

Avokadoja dallohet nga forma karakteristike e zgjatur dhe ovale (e ngjashme me një dardhë), lëkura e trashë jeshile dhe e rrudhosur në prekje, një farë e madhe në qendër, tulja jeshile në të verdhë dhe shija veçanërisht e ëmbël.

Avokadoja është e pasur me fibra, kalium, magnez, zink, mangan dhe fosforit.

Ajo  parandalon kapsllëkun, shkakton një ndjenjë të menjëhershme të ngopjes, është një antiinflamator dhe antioksidant natyral e pasur me omega 3, kështu që ndihmon në luftimin e kolesterolit.

Artikull me interes :   Ushqimet që shërojnë migrenën

Avokadoja është gjithashtu një aleate e çmuar për kujdesin e lëkurës dhe flokëve.

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare