Ushqime

Vaji i susamit i mirë për sallatën por edhe për fytyrën tuaj

Sallatës time, i shtoj pothuajse gjithmonë vaj susami (një lugë gjelle). Është përdorur tradicionalisht në kuzhinën aziatike. Kurse sipas mjekësisë Ayurveda, forcon dhe detoksifikon trupin.

Përmban sesamol, sesamolin dhe acide yndyrore sesamin . Sesamin ka vecori antiinflamatore, vitamin E, e cila mbron lëkurën nga rrezet UV. Sesamoli ka vecori farmakologjike, pasi përmirëson shëndetin e zemrës. Ka 15% yndyrë të ngopur, 42% acid oleic, 43% omega 6, vitamin Bcomplex, tiaminë, riboflavin, niacin, acid panthotenic, pyridoxinë dhe acid folik. Ka aminoacide dhe minerale si hekur, calcium, mangan, magnez, selen, fosfor dhe zink.

Është antibacterial, antiviral por jo vetëm kaq:

– Ndihmon diabetikët. Një studim në 2006 i publikuar në Journal of Medicinal Food, gjeti se vaji i susamit, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe glukozën në plazme tek diabetikët hipertensivë.
– Ndihmon pacientët me sklerozë multiple
– Ndihmon pacientët me arteriosklerozë dhe kjo i dedikohet acideve yndyrore dhe komponentëve lipid jo esterike
– Ndihmon pacientët me kancer pasi përqëndrimi i lartë si sesomolit dhe sesaminit, ndikojnë në apoptozën mitokondriale në kancerin e zorrës së trashë, prostatës, gjirit, mushkërive, leukemi dhe mielome multiple.

Artikull me interes :   Farat e domates, aspirina natyrale e trupit tonë

Ky vaj mund të përdoret edhe duke u aplikuar direkt në lëkurë, për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit në plazh. Por kini parasysh që nuk është rezistent ndaj ujit, kështu që pasi të dilni nga uji, aplikojeni përsëri. Blini gjithmone vaj me logon tipike (gjethen jeshile).

Burimi: Mësimet e Diolës

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.