Shëndet

Të qenët i sëmurë me COVID-19 rrit rrezikun e miokarditit

Rreziku i miokarditit, një inflamacion i muskujve të zemrës, është rritur për pacientët me COVID-19, sipas një studimi të gjerë amerikan, duke ofruar një argument të fortë në favor të vaksinimit.

Rreziku i zhvillimit të miokarditit është vënë në dukje pas injektimit të vaksinave COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna, veçanërisht te djemtë dhe të rinjtë, megjithatë ky rrezik është më i lartë pas infektimit me vetë sëmundjen, sipas këtij studimi të ri nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), që analizoi të dhënat nga konsultimet në më shumë se 900 spitale.

“Miokarditi mbetet i rrallë te pacientët, me ose pa COVID-19”, shkruan CDC.

“Sidoqoftë, COVID-19 është një faktor rreziku i fortë dhe i rëndësishëm për miokarditis dhe ndryshon me moshën”, shton agjensia shëndetësore.

Artikull me interes :   Ajo që duhet të dini patjetër për kolesterolin

Sipas këtij studimi, pacientët me COVID-19 midis marsit 2020 dhe janarit 2021 kishin mesatarisht gati 16 herë më shumë gjasa për të zhvilluar miokardit, sesa ata që nuk e kishin kontraktuar virusin.

Ky rrezik ishte më i theksuar te njerëzit nën moshën 16 vjeç, si edhe mbi moshën 50 vjeç.

“Tek fëmijët, disa raste të miokarditit të identifikuar mund të korrespondojnë me një sindromë inflamatore të shumë sistemeve pediatrike (PIMS ose MIS-C)”, vëren studimi.

Për më tepër, në mesin e personave me COVID-19 dhe miokardit, shumica dërrmuese u diagnostikuan për të dy sëmundjet në të njëjtin muaj.

“Mekanizmi i saktë, që mund të jetë në origjinën e kësaj lidhjeje, është i panjohur”, tha CDC.

Artikull me interes :   A e dini se, llupës lind, nuk bëhesh?

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare