Gatime

Supë me akrep – një pjatë që ju bën të djersiteni nga frika

Kina është e famshme për shumë ushqime të çuditshme tradicionale, por supa me akrep i shërbyer në provincën Guangdong janë padyshim ndër pjatat më të çuditshme dhe më të frikshme në vendin aziatik.

Zvarranikët dhe insektet kanë qenë pjesë e kuzhinës kineze shumë kohë përpara se Perëndimi ti merrte në konsideratë vlerat e tyre ushqyese, por edhe këtu, supa me akrep nuk konsiderohet dhe aq e zakonshme. 

Në Kinën veriore, akrepat e skuqur si mish i pjekur në zgarë janë të zakonshme si ushqimet e tezgave në rrugë, dhe ajo që bën habi është se pavarësisht helmit toksik të akrepit, pjata në fakt konsiderohet si një pjatë detoksifikuese. Mesa duket “plumbi del me plumb” dhe në këtë rast, me akrep.

Edhe pse supa e akrepit konsiderohet pjesë e kuzhinës dhe kulturës së përgjithshme të Guangdong, nuk do ta gjeni në menunë e çdo restoranti në këtë provincë. Në fakt, është krejt e kundërta, pasi supa duhet të përgatitet nga një kuzhinier me përvojë, i cili di të nxjerrë toksinën nga akrepi përpara se ta gatuajë atë, për të shmangur helmimin e klientëve. E themi këtë për ju që keni shtëpitë me oborr dhe të mos filloni të gatuani autodidakt akrepat që shihni nëpër trarët e shtëpive.

Artikull me interes :   Disa ushqime për t’i përballuar më mirë ditët e nxehta

Më pas, akrepi duhet të zihet për të paktën tre orë, së bashku me përbërës të tjerë si mishi i gjarpërit apo i derrit, me hudhra, xhenxhefilin, erëzat dhe disa perime të tjera për t’i dhënë supës vetitë e saj detoksike. 

Me pak fjalë, një supë me akrep do ta pëlqenin edhe ata që nuk janë te shenjës së akrepit.

Burimi: radiichina.com