Receta

Si të pregatisni qofte me hithra

Përbërësit:

400 gr Patate
300 gr Hithra
3 Vezë
100 gr Miell
60 gr Djathë Kaçkavall
Arra Muskat
Kripë dhe Piper
Vaj Ulliri

Pregatitja:

Lani hithrat dhe i zjeni në ujë me kripë për 10 minuta, mbasi mbaron zjerja hithrat kullohen nga uji dhe priten në copa të vogla.

Në një enë tjetër zjeni patatet, pasi kanë mbaruar patatet shtypini deri sa të marrin formë pureje dhe bashkoni patatet me hithrat.

Në tasin ku po përzjeni patatet dhe hithrat hidhni dhe dy vezë dhe përzieni të gjitha bashkë.

Gjatë përzierjes hidhni dhe kripën, piperin, arrën muskat dhe djathin kaçkavall.

Tani mund ti bëni në formë të rrumbullakët dhe ti vendosni në tepsi duke i lyer me miell dhe vaj nga sipër.

Artikull me interes :   Dieta ushqimore e romakëve të lashtë, një kuzhinier po rikthen recetat e tyre të vjetra

Lërini per 10 minuta në temperature 180C

Burimi: Mia.al