Receta

Rosë në furrë

Përbërësit (4-6 persona):

– 1 qepë e kuqe mesatare, e qëruar dhe e prerë në 8 copa të barabarta

– 4 ose 5 karota, të prera në copa të vogla

– 2 thelpinj hudhra, të qëruara

– 2 gjethe dafine

– 2 degëza rozmarine

– 1 rosë e plotë (rreth 2kg)

– 1 mandarine

– Kripë dhe piper për shije

Përgatitja:

  1. Ngrohni paraprakisht furrën në 180°C.
  2. Pasi t’i prisni të gjitha, qepët, hudhrat, karotat, erëzat, vendosini në fundit e tavës së thellë ku do piqni rosën. Ndërsa rosën do e vendosni mbi perimet me gjoksin sipër. Ndërsa sipër rosës grini lëkurën e mandarinës dhe më pas shtoni kripë dhe piper.
  3. Prisni mandarinën në mes dhe pasi të keni spërkatur pak rosën sipër, futini në brendësi të saj.
  4. Futeni në furrën e nxehtë dhe lereni të piqet për rreth 2 orë e gjysëm; ndërsa pas 90 minutave të para merrni nga yndyra që ka nxjerrë rosa dhe hidhjani rosës sipër. Këtë veprim bëjeni çdo 15 minuta deri sa të përfundojë procesi i pjekjes.
  5. Pasi ta hiqni rosën nga furra, lereni rreth 10 minuta para se ta prisni.
Artikull me interes :   Supë me brokoli

Shënime:

*Mos e hidhni yndyrën që mbetet tek tava – yndyra e rosës është e shëndetshme. Atë lereni të ftohet pak dhe pasi ta vendosni në një kavanoz të pastër mund ta ruani në frigorifer duke e përdorur në rast se do skuqni apo piqni perime të ndryshme, apo për çdo gjë që dëshironi.

*Perimet mund të hidhen pasi qëllmi kryesor në këtë recetë është që të japin shije dhe të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë midis tavës dhe rosës. Por në rast se nuk keni problem konsumin e perimeve të zbutura atëherë mund t’i kaloni në një tigan me pak nga yndyra e rosës dhe ti skuqni sa të fillojnë të marrin ngjyrë.

Artikull me interes :   Dieta ushqimore e romakëve të lashtë, një kuzhinier po rikthen recetat e tyre të vjetra

*Koha e gatimit duhet të jetë rreth 30 minuta për gjysëm kile, kështu që duhet përshtatur në varësi të peshës së rosës në rast se është më pak ose më shumë.

Burimi: mia.al