Këshilla

Përse nuk duhen vrarë merimangat në shtëpi

Ka njerëz që i kanë fobi insektet dhe sidomos merimangat dhe sa i shohin, i shtypin.

Matt Bertone është një entomolog, pra studion insektet dhe në bazë të një studimi që bëri në North Carolina, theksoi se merimangat janë pjesë e jetës tonë, na pëlqen ose jo. Dhe ne kemi nevojë për ato.

Ne kemi nevojë sepse merimangat ushqehen me insektet që mbartin sëmundje, sic janë mushkonjat. Pra janë predatorë të rëndësishëm, por të përkohshëm.

Ndërsa në kërkimet mjekësore, është parë se helmi i merimangës luan rolin e qetësuesëve dhe mund të trajtojë distofinë muskulare. Madje mund të shërbejë edhe si kundërhelm nga kafshimet e merimangave të mëdhaja dhe më të rrezikshme.

Artikull me interes :   Disa mënyra për të kursyer energjinë elektrike

Jo vetëm kaq, por ‘litari’ që ato prodhojnë, është një material shumë interesant per studim. Mbani mend që kryesisht merimangat që gjenden në shpi, kanë më shumë frikë nga ne, krahasuar me frikën tonë ndaj tyre. Gjithsesi, kur t’i shihni, është mirë të mos i vrisni, por me anë të një copë letre, t’i kapni dhe ti nxirrni jashtë.

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.