Ushqime

Mishi i kuq nuk shkakton kancer por nitratet e shtuara në të

Ka një keqinterpretim në lidhje me konsumimin e mishit të kuq dhe atij të përpunuar. Dhe sigurisht është mirë të sqarohet pasi dija e drejtë është shëndet (sipas meje).

Pra, problemi nuk qëndron tek vetë mishi i kuq por tek sodium nitritet e shtuara në të, gjatë përpunimit të tij. Shtimi i këtyre kimikateve, bëjnë që mishi të duket si ngjyrë rozë dhe i freskët.

Edhe pse vetë OBSH jep të dhënat e saj mbi lidhjen midis mishit të kuq dhe kancerit, sot të dhënat më të reja tregojnë se kanceri ka lidhje me mishin e përpunuar si salcicet, bifteku, sallami, etj.

Sodium nitrite që shtohet tek mishi i përpunuar, mund të shkaktojë kancer në pankreas, kolorektal , leukemi dhe tumore në tru, sipas një libri ‘Grocery Warning’, i shkruar në 2004.

Artikull me interes :   Si të rrisni absorbimin e hekurit nga ushqimi?

Madje sipas disa studimeve, konsumimi i mishit të trajtuar me sodium nitrite, rrit riskun për kancer pankreatik me 67% (University of Hawai). Ndërsa sipas disa të dhënave të tjera, thuhet se konsumimi ditor i hotdogëve, rrit riskun për leukemi me 700 herë. Sodium nitrate gjëndet edhe tek mishrat e konservuar.

Diola Dosti

Diola Dosti është nutricioniste e njohur për aktivitetin e saj. Shfaqet vazhdimisht në ekranet e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.