Lëngje

Lëngu i domates për shëndetin, nga eliminimi i qelizave kancerogjene, deri tek kolesteroli

E kemi thuajse gjatë gjithë vitit në tryezat tona, por nuk e dimë se sa e shëndetshme është domatja. Domatja nuk njihet vetëm për antioksidantët e fuqishëm, por edhe për një sërë vitaminash e mineralesh të dobishme për shëndetin.

Ajo ka sasi të lartë të vitaminave A, B6, C, K, folate dhe tiaminë dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, kaliumit, fosforit dhe bakrit.

Disa arsye përse duhet të pini lëng domate:

Efekti antiinflamator

Studimet kanë treguar se një gotë lëng domate në ditë ndihmon në uljen e indikatorit individual për inflamacion me afro një të tretën.

Parandalimi i kancerit

Karotenoidet dhe lycopene në lëngun e domates, antioksidentë të fuqishëm ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe prostatës. Hulumtimet kanë treguar se burrat që konsumojnë sasi të larta të likopenit, ulin rrezikun e kancerit të pankreasit, me 30%.

Artikull me interes :   Vetitë e shumta nga pirja e ujit të ngrohtë me limon

Ndihmon në tretje

Konsumi ditor i lëngut të domates, e mban mëlçinë të shëndetshme. Enzimat aktive të domatja ndihmojnë në tretje dhe nxisin lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Përmirëson shikimin

Domatet  përmbajnë vitaminë A, e cila parandalon degjenerimin makular, ndihmon në përmirësimin e vizionit dhe parandalon verbimin e natës. Vitamina A konsiderohet të jetë një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në krijimin e një sasie të lartë  të betakarotenit në trup. Shumica e problemeve të syve, ndodhin për shkak të efekteve negative të radikaleve të lira dhe vitamina A është një antioksidant i fuqishëm.

Ul kolesterolin

Fibrat e pranishme në lëngun e domates ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq.

Kockat e forta

Qumështi njihet si pija magjike që ndihmon në shëndetin e kockave, por domatet gjithashtu kontribuojnë në formimin e kockave më të forta! Ajo përmban vitaminë K, një nga vitaminat më esenciale të lidhur me shëndetin e kockave. Vitamina K ndihmon aktivizimin e osteokalcinës, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e kalciumit brenda kockave.

Artikull me interes :   Uji multivitaminoz për të pastruar helmet dhe për lëkurë të bukur

Mbron kundër sëmundjeve të zemrës

Studimet kanë gjetur një lidhje midis sasisë të lartë të likopenit me një reduktim deri në 30% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

Parandalon mpiksjen e gjakut

Sasia e lartë e phutonutirentëve gjetur në domate, ndihmojnë në parandalimin e formimit të trombociteve dhe mpiksjeve të gjakut

Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare