Kuriozitete

Guida Michelin, si lindi ideja gjeniale e vlerësimit të restoranteve, duke i bërë njerëzit të konsumonin gomat e makinave

Michelin ne e njohim gjerësisht si kompania franceze e prodhimit të gomave por gjithashtu ata janë edhe botues të një publikimi të rëndësishëm Michelin Guides.

Bëhet fjalë për udhëzues të botuar për më shumë se një shekull, i cili përmbante informacione të dobishme për shoferët, duke përfshirë harta, udhëzime për riparimin dhe zëvendësimin e gomave, pikat e serviseve dhe mekanikëve për makinat, hotelet dhe pikat e karburantit në të gjithë Francën.

Në pamje të parë, dukej si një nismë shumë e mirë, në ndihmë të punëburrsave gjatë udhëtimit, por në fakt zanafilla e kësaj guide ishte krejt tjetër.

Në vitin 1900, në Francë qarkullonin më pak se 3,000 makina. Imagjinoni që në atë kohë nuk udhëtohej kaq shpesh e në distanca të gjata si sot, ndaj edhe kërkesat për goma ishin shumë të ulëta.

Artikull me interes :   3 vjeçari nuk mund të marrë çertifikatë lindjeje, emri i tij është shumë i gjatë

Për të rritur kërkesat e njerëzve për makina, rrjedhimisht edhe për goma, duhej gjetur një mënyrë që njerëzit të kishin një nxitje për të udhëtuar, sa më shpesh dhe sa më larg. Vëllezërve Édouard dhe André Michelin u lindi ideja për të botuar udhëzuesin për shoferët francezë, Guidën Michelin.

How the Michelin brothers used fine dining to create a world famous guide,  born out of a need to… | Creative Moment

Guida Michelin vlerësonte cilësinë dhe përformancën e shërbimit të restoranteve duke i dhënë deri në tre yje. Kjo bëhej nga inspektorët e Michelin që udhëtonin në mënyrë të fshehtë, pa u identifikuar dhe që testonin cilësinë e gatimit dhe të shërbimit duke u dhënë yllin që meritonin.

Prej një shekulli në treg, gudia është shumë e rëndësishme, pasi vlerësimi ose zhvlerësimi i një ylli mund të kishte efekte të ndjeshme në suksesin e një restoranti. Sot kjo guidë botohet në shumë shtete të botës.

Artikull me interes :   10 gatimet që nuk do ti kuptoni përse ekzistojnë

Burimi: PunëBurrash.com