Evente

HardhFest 2017 parashikon më shumë vizitorë se vitin e kaluar

Drejtori në Drejtorinë për Kulturë dhe Rini në komunën e Rahovecit, Gardalin Shtavica, tha sot se organizimi për promovimin e rrushit do të jetë nivelin e duhur me prodhues të rrushit, verës dhe rakisë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku është bërë e ditur se edicioni i 16-të i HardhFest sivjet do të mbahet nga data 7 deri më 10 shtator n’Konak të Rahovecit.

Shtavica ka thënë se edicioni i sivjetmë i Hardhfestit mbahet me sloganin “Mbas verës, vjen vera”, ndërsa ka për qëllim promovimin e rajonit vreshtar të Rahovecit, si dhe turizmin rural ne Kosovë.

Drejtori kreativ Agi Haxhimurati nga HardhFest, tha sot se presin nga ky festival që të ketë 50 mijë vizitorë, ose më shumë se vitin e kaluar, pasi këtë vit festivali do të jetë katër ditë dhe tri net. Sipas tij, vitin e kaluar kanë qenë 32 mijë vizitorë.

Artikull me interes :   “Festa e Rakisë” në Boboshticë fton turistët këtë fundjavë për të shijuar prodhimet bio

Ndërsa, Dea Luma, udhëheqëse e HardhFest, tha se këtë vit janë hapur zyrat promovuese në 17 vende të ndryshme të Evropës, ku pritet të ketë edhe më shumë interesim për promovimin e festivalit.

HardhFest organizohet nën përkujdesjen e MBPZHR-së dhe komunës së Rahovecit ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers.

Burimi: KosovaPress